Blegtoria si degë ekonomike dikur ishte jetike për opojanët

min lexim

Në këtë studim do të trajtojmë, veprimtarinë bujqësore e blegtorale, në trevën e Opojës, në veçanti blegtorinë në bjeshkët e Sharrit.

Ashtu si bujqësia, edhe blegtoria si veprimtari ekonomike janë ndër më të vjetrat jo vetëm në trevën e Opojës por edhe ndër shqiptarët në përgjithësi. Ne në këtë punim do të merremi vetë me veprimtarin blegtore.

Veprimtaria blegtorale dikur ishte jetike për opojanët dhe goranët e komunës së Dragashit, e cila veprimtari u zhvillua kryesisht në bjeshkët e Sharrit, sepse atje edhe ekzistonin kushtet e përshtatshme për këtë degë ekonomike. Jeta larg qyteteve dhe vendbanimeve të mëdha fushore krijonte kushte më të mira për një jetesë jo edhe aq të lehtë. Bjeshka dhe kullotat, jeta në stane gjatë ditëve të verës, krahas punës dhe mundimeve, këtyre banorëve u mundësonte edhe kënaqësi. Klima shumë e përshtatshme dhe kullosat e atyre

viseve malore për disa muaj vere i bënin të lumtur këta banorë që

dinin ta organizojnë këtë mënyrë jetese. Dimrat e gjatë dhe me

shumë borë, blegtorët e kësaj pjese të popullatës shqiptare, i

detyronte të bënin jetë nomade, që me bagëtitë e tyre në vjeshtë ta lënin vendlindjen dhe të niseshin për në vende me klimë më të

butë, ata me bagëtinë e tyre zbrisni jo vetëm në Tetovë e Veles të Maqedonisë por edhe deri në Greqi, ku do të kalonin dimrin, prej nga, pranvera do t’i kthente përsëri.

Në botën shqiptare por edhe për Opojën është e njohur gojëdhëna për plakën e cila mezi priti të vijë prilli, për të dalë në stan. Kjo gojëdhënë që për plakën dhe bagëtinë e saj, u shndërrua edhe në legjendë, është prezent në shumë vendbanime, të viseve shqiptare veriore. Edhe sot, kur kah fillimi i pranverës bën mot i keq që shpeshherë shoqërohet me borë, erë shi e fërfallëzë, thuhet se është “koha e plakave” ose “plakat”, që ndërlidhet me plakën e vetmuar e cila me bagëtinë e saj nuk e priti kohën e përshtatshme për të dalë në bjeshkë por meqë bënte mot i mirë dhe po shkrihej bora, doli në stan kah fundi i Marsit. Ky veprim i ngutshëm i plakës si duket e ofendoi Marsin, muajin i cili në bjeshkë llogaritet dimër i vërtetë. I nënçmuar nga një plakë që nuk e respektoi fuqinë e tij, kërkoi tri ditë hua nga Prilli për ta zgjatur jetën e vet dhe ta mbysë plakën me gjithë dhentë. Kështu iu drejtua Marsi vëllait të vet Prillit: “Ore Mars bre vlla, mi jep nja tre ditë uha, ta mbyti plakën me krejt xhi ka. Në këtë rast, prilli ia dha këto ditë marsit dhe ky e mbyti plakën, ndërsa dhentë ia shndërroi në gurë, i ngriu ato.

Bjeshkët e Sharrit që shtriheshin nga Maja e Lubotenit deri në atë të Korabit, llogariten si më të përshtatshme për bagëti. Kullosat e bollshme, burimet e shumta dhe klima e përshtatshme për muajt e verës, krijonin kushte të mrekullueshme për ruajtjen e dhenve dhe të kafshëve tjera që ishin pjesë e jetës së opojanëve.

Për këtë veprimtari sa të vështirë aq edhe të dashur,

këngëtari popullor i krijoi lirikat ndër më të bukurat. Kënga e

Fushës (rrafshnaltës) së Korabit llogaritet ndër më të mirat e këtij

lloji të lirikës popullore. Në shumë këngë tjera kjo temë u këndua

dhe këndohet edhe sot.

Image
Image
Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samsung do të ofrojë platformën Tizen për të gjithë brendet e televizorëve

Story i radhës

Si rrallëherë, Kurti shfaqet me lopatë në duar

Të fundit nga