CES 2025 ka filluar zyrtarisht se sjellë produkte të reja nga Samsung, LG dhe së fundi Razer. Kompania prezantoi gjeneratën e radhës të laptopëve Blade 16, një model që Razer thotë se është laptopë gaming më hollë prodhuar ndonjëherë prej tyre.
Blade 16 është 32 përqind më i hollë sesa modeli i 2024 me trashësi prej vetëm 1.49cm. Ky reduktim mbetet për tu parë nëse ndikon tek jetëgjatësia e baterisë.
Tastiera e Blade 16 ka pësuar ndryshime ku butonët kanë 50 përqind më shumë lëvizje në 1.5mm. gjithashtu ekrani 16-inç ka një panel QHD+ 240Hz OLED që përgjigjet në 0.2ms.
Razer gjithashtu ka pajisur laptopin për herë të parë me procesorë AMD për të mbështetur aplikacionet AI. Gjithashtu përfshin një kartë grafike të gjeneratës së re Nvidia.
Bateria është reduktuar në kapacitet për të akomoduar dizajnin e ri më të hollë. Modeli i vitit të kaluar kishte bateri 95.2Wh ndërsa i riu ka bateri 90Wh e cila karikohet 80 përqind për 45 minuta.
Çipi Ryzen AI 9 HX 370 ofron deri në 3 orë më shumë jetëgjatësi baterie sesa Core Ultra 9 185H duke prodhuar më pak nxehtësi.
Blade 16 ende nuk ka një çmim, por paraardhësi fillonte prej 2,700 dollarësh. Pritet të dalë në shitje në tre mujorin e parë të këtij viti. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al