biznesmenet strugane ky vend smund te funksionoje pa mergimtaret 68d06e187010e

Biznesmenët Struganë: Ky vend s’mund të funksionojë pa mërgimtarët

September 21, 2025
1 minut lexim

Strugë, 21 shtator – Biznesmenët në Strugë shprehen se ekonomia e qytetit është e lidhur ngushtë me mërgimtarët, të cilët gjatë sezonit të verës sjellin gjallëri të madhe në treg. Pa praninë e tyre, thonë se aktiviteti ekonomik bie në mënyrë drastike.

“Neve varemi shumë nga mërgimtarët, sidomos është fluksi shumë i madh sezonin e verës, ajo është shumë e dukshme”, shprehet biznesmeni.

Sipas bizneseve lokale, mungesa e mërgimtarëve është bërë një sfidë serioze ekonomike, duke vënë në vështirësi të mëdha shumë tregtarë dhe sipërmarrës.

“Mërgimtarët janë fryma e këtij vendi. Mos jet mërgimtarët, mos jen mërgimtarët, ky vend se ka të gjatë. Përndryshe ky vend pa mërgimtarët nuk mund të funksionoj!”, theksoi biznesmeni.

“Ikja shumë i mungon bizneseve, ka rënie biznese! 35 vite merem me biznes, këto 5–6 vite janë shumë të vështira! Mërgimtarët mungojnë se këtu harxhojnë shumë para. E verem dhe është 90% rënia”, shprehet biznesmeni”, theksoi biznesmeni.

“Ndikojnë shumë se kur ikin mërgimtarët, rënia e biznesit është shumë e madhe! Shumë mungojnë, normal pa popullatë nuk bëhet asgjë!”

Biznesmenët struganë theksojnë se mërgimtarët janë jo vetëm konsumatorë, por edhe shtylla kryesore që mban në këmbë ekonominë e qytetit, ndaj pa ta mbijetesa e bizneseve bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

izet mexhiti rinia eshte forca qe do ta udheheqe cairin drejt se ardhmes 68d067701b6a0
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: “Rinia është forca që do ta udhëheqë Çairin drejt së ardhmes”

mexhiti kur eshte ne pyetje cairi ne e leme qeverine por edhe kur jemi ne qeveri nuk harrojme qe kemi ardhur prej cairit 68d06eb6a6adb
Lajmi i radhës

Mexhiti: Kur është në pyetje Çairi, ne e lëmë Qeverinë, por edhe kur jemi në Qeveri nuk harrojmë që kemi ardhur prej Çairit

Të fundit nga

Trump zotohet të marrë uranium nga Irani

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja kundërshton çdo taksë për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe u zotua se Iranit nuk do t’i lejohet të mbajë uranium shumë të pasuruar.
ShkoLartë