Të dhënat sugjerojnë se gamerat po shkojnë drejt Windows 11-ës me ritme të larta por jo aq shpejtë sa adoptuan Windows 10-ën pak vite më parë.
Ata që kanë përbërë shqetësim për Microsoft kur flasim për adoptimin e versioneve të fundit të sistemit operativ janë pikërisht bizneset ndërsa me Windows 11-ën historia po flet ndryshe.
CEO i Microsoft Satya Nadella tha se sipërmarrjet po adoptojnë Windows 11-ën më shpejtë sesa versionet e kaluara të Windows.
Shitjet e licencave Windows tek prodhuesit e kompjuterëve u rritën me 11%, të ardhurat nga produktet Office me 12%, të ardhurat nga përmbajtjet Xbox me 4%, shitjet e harduerit me 13% ndërsa të ardhurat nga Linkedin me 34%.
Rritjen më të madhe Microsoft e shikoi tek biznesi cloud me 26% dhe të ardhura totale prej 19.1 miliardë dollarë.
Nadella nuk hyri në detaje sesa shpejtë Windows 11-ta po adoptohet nga bizneset, por cilat janë arsyet e këtij adoptimi të shpejtë.
Në raportin e fundit financiar Microsoft publikoi 49.4 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e parë të 2022. /PCWorld Albanian