bizneset kerkojne lehtesi paketa fiskale 2027 propozohen ulje te tvsh se dhe grante per teknologjine 6aca42dbd8996

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

October 10, 2026
1 minut lexim

Me nisjen e vjeshtës në skenën ekonomike rikthehet debati i përvitshëm, sa para do të mbledhin dhe si do të shpenzohen ato në vitin e ardhshëm.

Buxheti i 2027-ës që pritet të kalojë 10 miliardë euro dhe paketa fiskale pritet të marrin formë gjatë javëve të ardhshme ndërkohë që bizneset kanë nisur ti paraqesin qeverisë kërkesat për lehtësira fiskale me synim uljen e kostove dhe nxitjen e investimeve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka depozituar pranë Ministrisë së Financave propozimet për paketën fiskale të vitit të ardhshëm duke kërkuar rishikimin e barrës tatimore për sektorët prodhues dhe përpunues.

Ndër kërkesat kryesore është ulja e TVSH për agropërpunimin në 5 deri në 7%, zero TVSH për fertilizantët si dhe përjashtimin nga TVSH në import për makineritë e përdorura në industrinë prodhuese dhe sektorin e energjisë. Dhoma kërkon gjithashtu lehtësim të tarifave doganore për lëndët e para, rimbursim të akcizës për gazin dhe lëndët djegëse si dhe rritjen nga 20 në 40% të normës së amortizimit fiskal për makineritë dhe pajisjet.

Në të njëjtën linjë janë edhe kërkesat e Shoqatës ‘Manifaktura Shqiptare’ e cila propozon harmonizimin e pragut të patatueshëm të pagave me pagën minimale, uljen e kostove të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit dhe përjashtimin nga tatim-fitimi të fitimeve të riinvestuara në aktivitetin prodhues.

Shoqata kërkon gjithashtu një skemë të posaçme grantesh për teknologjinë, automatizimin dhe modernizimin industrial. Kërkesat vijnë në një moment të vështirë për manifakturën, ku eksportet në shtatë muajt e parë të vitit sipas të dhënave të INSTAT ranë në 648 milionë euro nga 703 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin 2027 pritet të publikohen në fund të tetorit. Qeveria ka paralajmëruar një buxhet mbi 10 miliardë euro me fokus te shëndetësia, infrastruktura dhe mbrojtja, si dhe te mbështetja sociale. Mbetet për t’u parë se cilat prej kërkesave të biznesit do të reflektohen në paketën e re fiskale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet patrulla policore me perberje te perzier etnike qe quhej jugosllavia kush ishin dhe cka do te ndodhe me ta 6aca2bd0d4de4
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet patrulla policore me përbërje të përzier etnike që quhej “Jugosllavia”, kush ishin dhe çka do të ndodhë me ta?

vasilev gati 83 milione euro te planifikuara per teknologjine e gjelber ne sme ne bullgari 6aca43355b4b0
Lajmi i radhës

​Vasilev: Gati 83 milionë euro të planifikuara për Teknologjinë e Gjelbër në SME, në Bullgari

Të fundit nga

ShkoLartë