Kompanitë europiane po zgjerojnë gjithnjë e më shumë zinxhirët e tyre të furnizimit në Kinë për të mbetur konkurrues në nivel global.
Sipas një anketë nga Dhoma e Tregtisë e Bashkimit Europian në Kinë, një e treta e të anketuarve thanë se po zhvendosnin më tej kompanitë e tyre në Pekin, ndërsa 37% e tyre deklaruar se nuk kishin ndryshuar strategjinë e tyre të zinxhirit të furnizimit gjatë dy viteve të fundit.
Anketa u bazua në përgjigjet e gati 300 anëtarëve të mbledhur përgjatë muajve janar-shkurt. 68% e bizneseve të anketuara u shprehën se ose do të qëndronin ose do të zgjeronin më tej aktivitetin e sipërmarrjeve të tyre në Kinë.
Ndërkohë, kompanitë kineze po marrin gjithnjë e më tepër kontroll mbi zinxhirët e furnizimit jashtë vendit dhe po zgjerohen globalisht. Kostot e ulëta të punës listohen si një nga arsyet krysore se pse kompanitë europiane po rrisin prodhimin në Kinë.
Por, ndërsa fabrikat po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, shumë prej tyre kanë përqafuar me ritme të shpejta automatizimin që lehtëson shumë procese. Sipas raportit, automatizimi fillimisht shoqërohet me kosto të larta, por ndihmon fabrikat të prodhojnë produkte në mënyrë më të shpejtë.
Burimi: opinion.al


