Bitcoin po kërkon të shkëpusë lidhjen me aksionet e teknologjisë

November 2, 2022
min lexim

Pas disa muajsh të vështirë për kriptomonedhën më të madhe në botë, bitcoin po kërkon të ndahet nga tregu i aksioneve.

Kriptomonedha, vlera e së cilës ka qenë e lidhur ngushtë me aksionet e industrisë së teknologjisë përgjatë 2022, sot është përballë momentit më të rëndësishëm, ai i shkëputjes nga ky trend.

Në korrelacionin e 30 ditëve me Nasdaq, bitocin ra në 0.26, niveli më i ulët që prej fillimit të Janari ndërsa një masë prej 1 tregon se dy asetet po luhaten njëlloj në vlerë.

Korrelacioni, i cili tregon masën kur dy asetet lëvizin në sinkron me njëri-tjetrin përgjatë një periudhe 30 ditore, gjatë gjithë vitit ka qenë 0.75 dhe nganjëherë i është afruar unisonit perfekt prej 0.96 në Maj dhe 0.93 në Shtator.

Për mbështetësit e kriptomonedhave, çdo shkëputje e bitcoin nga Big Tech është shenjë fuqie. “Rritja e këtij të fundit është venitur dhe investitorët po kërkojnë hapësira të tjera rritjeje në industri. Bitcoin dhe kripto janë këto industri,” tha CEO i ekosistemit gaming Web3 FITCHIN, Santiago Portela.

Shkëputja përkon me një periudhë qetësie dhe konsolidimi për kriptomonedhën e cila një vit më parë filloi një pikiatë epike nga rekordet e 69 mijë dollarëve arritur në Nëntor të vitit të kaluar.

Vlera e bitcoin arriti javën e kaluar nivelin më të lartë që prej një muaji në 20,500 dollarë, një rritje me 5% krahasuar me 2% që Nasdaq u rrit javën e kaluar.

Dimri kriptomonedhave ka qenë i ftohtë dhe i vështirë.

Vlera e përgjithshme e kriptomonedhave është tkurrur me 1/3 në 984 miliardë dollarë nga afro 3 trilionë dollarë që ishte në Nëntor të 2021 sipas CoinMarketCap.com.

Pjesëmarrja në treg është pakësuar ku mesatarisht volumi tregtar ditor është 61.3 milionë dollarë, shumë larg rekordeve prej 700 milionë dollarë në Nëntor të vitit të kaluar.

Muaj të tërë shitjesh kanë dështuar të dekurajojnë mbajtësit afatgjatë të bitcoin të cilët identifikohen me një term “HODlers”, dhe po qëndrojnë pavarësisht paqartësisë ekonomike.

Pasuria në dollarë e ruajtur në bitcoin që nuk është tregtuar prej tre muajsh ose më shumë është në nivelet më të larta duke treguar një akumulim nga mbajtësit afatgjatë të kriptomonedhave sipas firmës së blockchainit Glassnode.

Për më tepër, një rekord prej 55 mijë bitcoin u tërhoqën nga bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë Binance më 26 Tetor sipas firmës analitike CryptoQuant, qarkullime të cilat zakonisht sinjalizojnë lëvizjen në portofola për ruajtje afatgjatë.

Baza e mbajtësve afatgjatë të kriptomonedhave ka ndryshuar drastikisht nga animi i madh drejt spekulatorëve në 2021 drejt një kulti të ri i cili ka marrë formën e një komuniteti që nuk shet bitcoin pavarësisht rrethanave makroekonomike,” tha CEO i ofruesit të derivateve crypto FRNT Financial, Stephane Ouellette.

Sytë e tregut janë tashmë drejt takimit të autoriteteve federale në SHBA javën e ardhshme për të konfirmuar shkëputjen e korrelacionit mes aksioneve dhe bitcoin.

E ardhmja për Bitcoin?

Samuel Reid, CEO i firmës së konsulencës Geometric Energy Corporation tha se qarkullimet e mëdha nga bursat mund të tregojnë se disa blerës të mëdhenj janë nuhatur fundin e rënies së bitcoin.

Megjithatë shumë mund të hamendësojnë nëse bitcoini i paqëndrueshëm do të rritet apo të bjerë përsëri apo do të kthehet edhe njëherë tjetër në gjendjen e mëparshme, i lidhur ngushtë ne aksionet e teknologjisë.

Për të ardhmen që mund të parashikojmë, makroenokonomia mbetet shtytësi i një tregu i cili në natyrë është tejet spekulativ. “Sa më shumë spekulative të jenë kriptomonedhat, aq më shumë është e lidhur me makroekonominë,” tha Alex Miller, CEO i firmës blockchain Hiro Systems.

Ajo që ka rëndësi është rastet e përdorimit dhe fuqia produktive e asetetit. Sa më shumë të përdoret për gjëra të tjera, aq më pak do të jetë e lidhur me makroekonominë.” /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rriten tensionet në veri të Kosovës, digjet një makinë me targa RKS e një shtetasi serb

Story i radhës

Çfarë po ndodh? Ukraina rrëzon dy helikopterë sulmues rusë në vetëm tre minuta

Të fundit nga

ShkoLartë