Bitcoin bie përsëri nën 20 mijë dollarë

1 minut lexim

Bitcoin ra nën 20 mijë dollarë ditën e Mërkure ndërsa një numër faktorësh makro-enonomikë shtuan shqetësimet rreth kompanive të kriptomonedhave.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra në 19,841 dollarë ditën e sotme sipas të dhënave të CoinMetrics.

Bitcoin është këmbyer nën 22 mijë dollarë në dy javët e fundit. Rënia e çmimeve në javët e fundit ka fshirë miliarda dollarë në vlerë nga kriptomonedhat.

Ditën e Marte aksionet në bursat Amerikane ranë ndërsa kontratat e së ardhmes u vunë nën presion. Kohët e fundit vlera e bitcoin ka qenë një reflektim i vlerës së aksioneve.

Inflacioni vazhdon të mbetet larta ndërsa bankat qendrore po shtojnë interesat duke nxitur frikën e një recensioni të ardhshëm global.

Analistët besojnë se kjo situatë do të vazhdojë për bitcoin përgjatë gjithë këtij viti. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkrim homazh në 11 vjetorin e ndarjes nga jeta të shokut tim Teki Dervishi

Story i radhës

Sulm në Kanada/ Dy persona të armatosur plagosin gjashtë oficerë në një bankë

Të fundit nga