Shkrim homazh në 11 vjetorin e ndarjes nga jeta të shokut tim Teki Dervishi

Teki Dervishi, atdhetar sypatrembur, gazetar, publicist, poet, shkrimtar, dramturg dhe krijues i zellshëm letrar, shok besnik i sinqertë dhe mikpritës fisnik i shkëlqyer.

Teki Dervishin për herë të parë e kam takuar në vitin 1967 në Prishtinë, kur isha kryetar i Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekja”, shoqatë e studentëve shqiptarë që studjonin në Universitetin e Beogradit.

Asokohe kisha shkuar nga Beogradi në Prishtinë për tu takuar me gjakovarin Ali Gojani, që ishte kryetar i SHKA “Ramiz Sadiku”, shoqëri kulturo-artistike e studentëve të Prishtinës.

Qëllimi i vizitës simë në Prishtinë ishtë për të mbarështruar aktivitetet tona studentore, sepse Shoqata Letrare- Muzikore “Përpjekja” përgatitej ta shënojë 10 vjetorin e themelimit, ndërsa SHKA “Ramiz Sadiku” ishte duke përgatitur dramën “Trimi i mirë me shokë shumë” të Sulejman Pitarkës, me regji të Krist Berishës, në vigjilje të 500 vjetorit të lindjes së Skenderbeut.

Teki Dervishin e takova në banesën private në Prishtinë ku banonte edhe Ali Gojani me disa shokë të tjerë studentë.

Atë natë flejta në atë banesë, dhe më kujtohet si sot ai mëngjez, kur ishim zgjuar tërë banorët e asaj banese dhe secili përgatitej për ta nisur ditën e re me obligimet që i kishte.

Atë mëngjez e pashë Teki Dervishin në paradhomë ndërsa ishte drejtuar para pasqyrës dhe ofsnante nga dhimbja e dhëmbëve si pasojë e burgut të vuajtur në Goli Otok, në burgun më të keq e më mizor në ish Jugosllavi.

O Rexhep dibrani këto dhimbje të dhëmbëve kam një nga peshqeshet e atij burgu famëkeq, më tha atij mëngjezi Teki Dervishi, dhe të them të drejtën më erdhi shumë keq.

Gjatë bisedësqë pata me Teki Dervishin gjatë kohës sa qëndrova në Prishtinë , ai veç tjerash më tregonte se shpesh i lajmërohet Esad Mekuli që osokohe ishte kryeredaktor i revistës “Jeta e Re”, që Tekiu sa më shpesh t’i dërgojë tregime për t’i botuar, ngase shkrimet e Tekiut lexoheshin dhe çmoheshin shumë nga lexuesit, qoftë për nga cilësia letrare dhe stili, qoftë edhe për nga tematikat që i trajtonte.

Pas shumë viteve ndërsa Teki Dervishi punontë në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”në Shkup, unë u gjenda në Shkup për punë private, dhe gjersa isha nisur të shkoj për të buajtur atë natë te një mik i babait tim, rastësisht në qendër të Shkupit e takova Teki Dervishin sëbashku me bashkëshorten e tij.

Ky takim i rastësishm në Shkup pas sa vitesh ishte i mirëseardhur dhe na gëzoi shumë.

Pasi biseduam pak, unë kërkova të ulemi e ta pijmë një kafe sëbashku, e pastaj të përshëndetemi për të vajtur atë natë të buaj te një mik i babait tim.

Ishte këmbëngulsia e madhe e Teki Dervishit që atë natë të jem mysafir në familjen e tij.

Nuk pata rrugëdalje tjetër dhe më në fund rashë dakord që të jem mysafir në familjen e Teki Dervishit.

Pasi arritëm në në banesë, u gostita me një zemërbardhësi dhe bujari të jashtëzakonshme, dhe gjer në orët e vona të natës kaluam duke biseduar për çështje të ndryshme.

Kur u përgatitëm për të flejtur, e kuptova se mua më kishin përgatitur të flej në divanin në dhomën ku qëndronim, ndërsa Tekiu dhe bashkëshortja e tij e kishin përgatitur dyshekun të flejnë në paradhomë.

U ndjeva shumë keq dhe insistova shumë që unë të flej në paradhomë për të mos ua prishur rendin familjar, por asesi nuk arrita që t’i bindi.

Të them të drejtën tërë natën nuk më zuri gjumi nga kjo bujari e përzemërt e familjes së Teki Dervishit.

E kam edukatë të lindur që kur shkoj dikund për vizitë apo si mysafir, nuk më intereson të shoh gjë tjetër veçse njerëzit me të cilët jam takuar dhe bisedoj.

Kjo educate e imja qe vendimtare që nuk e vërrejta se banesa e Tekiut ishte vetëm një garsonierë.

Sa herë më kujtohet sakrifica fisnike e bujare e Tekiut që sëbashku me basnkëhorten e tij flejtën në paradhomë për të më respektuar mua, më mbulon një siklet i madh dhe më kaplojnë djersë të ftohta, edhe pse ata këtë e bënë me një fisnikëri dhe zemërbardhësi të tyre mikpritëse, që unë atë mbrëmje të jem mysafiri i tyre.

Takimin e radhës me Teki Dervishin e pata pas disa vitesh ne redaksinë e gazetës “Fakti” në Shkup në kohën kur unë isha gazetar i këaj redaksie nga Dibra.

Teki Dervishi tashmë punonte në Prishtinë dhe kishte ardhur të takohet me shokët e tij në redaksinë e gazetës “Fakti”, pronar i së cilës ishte Emin Azemi.

Në momentin kur e takova Teki Dervishin ai ishte duke e përgatitur një tekst, dhe tërë zyrën e kishte bërë tym nga cigaret që i pinte.

Nuk pata çare pa ia tërhequr vërejtjen që ta ruajë shëndetin, por ai ma ktheu se cigaren e ka si ushqim të dytë.

Pasi e përfundoi tekstin biseduam dhe u çmallëm si dy shokë të vjetër e besnikë, pastaj u përshnëtëm, sepse unë isha i detyruar të kthehem për në Dibër.

Ishte kënaqësi e madhe kur në njërin nga Festivalet “Teatri shqiptar në Maqedoni” që po mbahej në Dibër e takova edhe Teki Dervishin, i cili në këtë festival kishte ardhur në cilësinë e Drejtorit të Teatrit të Prishtinës.

Të them të drejtën u lumturuam kur u takuam dhe pasi biseduam, me këtë rast bëmë edhe një fotografi sëbashku në hollin e Palllatit të Kulturës në Dibër.

Teki Dervishi me këtë rast në Dibër qëndroi vetëm një ditë për arsye të obligimeve të tij në institucionin që e drejtonte në Prishtinë.

Për fat të keq ky qe edhe takimi im fundit me Teki Dervishin, me këtë atdhetar të flaktë, gazetar e publicist të shkëlqyer, shkrimtar dhe drejtues tejet të sukseshëm në të gjitha institucionet kulturore që i udhëhoqi.

Teki Dervishi në kujtimet e mia gjithnjë ka mbetur atdhetar sypatrembur, gazetar, publicist, poet, shkrimtar, dramaturg, krijues i zellshëm letrar, shok i besnik i sinqertë dhe mikpritës fisnik i shkëlqyer.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Banka Botërore: Bota do ta ketë të vështirë të shmangë recesionin

Story i radhës

Bitcoin bie përsëri nën 20 mijë dollarë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish