Bislimoski: Nuk do të lejojmë që shpenzimet e bëra në mënyrë jokorrekte të godasin kurrizin e amvisërive

May 30, 2022
min lexim

Kur të marrim vendimin e ri për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar, i cili do të jetë i vlefshëm nga 1 korriku i këtij viti, do të bëjmë gjithçka për të parandaluar keqbërjet që mund të ndikojnë në rritjen e çmimit që paguajnë amvisëritë, ka thënë sonte kryetari i Komisionit Rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE), Marko Bislimoski.

“Kjo që po bëjnë komunat nuk është as etike dhe as morale. Kur çmimet u ulën në tregun e lirë, komunat po kursenin – atëherë ishte në rregull. Tani që janë rritur, po bëjnë menjëherë mashtrime për t’u kthyer në një treg të rregulluar. Ka edhe kompani që bëjnë një kontratë fiktive dhe më pas kthehen në tregun e rregulluar. Tani që e kemi marrë vendimin, nuk do të lejojmë që këto shpenzime të paparashikuara, të paktën në mënyrë jokorrekte, të godasin shpinën e amvisërive. Prandaj, me rastin e marrjes së vendimit për çmimin KRRE do të marrë gjithçka në kompetencën tonë që amvisëritë të mos rëndohen me këto përvetësime të komunave dhe kompanive. Nëse është krizë, për të gjithë është krizë, tha Bislimoski në emisionin “Top Tema” në Telma.

Ai theksoi se Drejtoria për të ardhura publike, Policia financiare dhe institucionet tjera tashmë janë njoftuar për mashtrimin e zbuluar nga KRRE me kontrata fiktive për t’u kthyer në tregun e rregulluar.

“Nga tetori i vitit të kaluar, të gjitha kompanitë maqedonase në tregun e lirë po përballen me kosto realisht të rritura për furnizim me energji elektrike. 90 për qind e tyre nuk e kanë menduar të bëjnë truke të tilla. E kisha fjalën për kompanitë dhe komunat që nënshkruan kontrata fiktive, theksoi Bislimoski.

Ai tha se dhjetorin e kaluar kur kanë marrë vendimin për çmimin e energjisë elektrike janë siguruar për konsum 3,413 miliardë kilovat orë, ndërsa tani janë siguruar 3,946 miliardë kilovat orë.

“EVN në kërkesën e saj ka treguar rritje të konsumit të energjisë elektrike për 533 milionë kilovat orë. Është një sasi më e madhe e energjisë elektrike se më parë. Këto janë sasi shtesë që do të kenë nevojë për import dhe çmimet arrijnë deri në 500 euro për megavat orë. ESM dhe gjysma e tyre të sigurojnë me një çmim prej 41 euro, ndërsa 333 milionë kilovat orë të tjera të sigurohen me një çmim prej 280 euro për megavat orë plus marzh, plus prokurim – pra 105 milionë euro të paplanifikuara, nga të cilat 30 milionë janë të komunave, të tjerat janë të kompanive, sqaroi Bislimoski.

Ai u bëri thirrje komunave dhe kompanive që të jenë krijues dhe të vendosin fotovoltaikë në çatitë e tyre.

“Pse komunat nuk i përdorin çatitë e shkollave, kopshteve të të gjitha institucioneve që kanë. Pse nuk mendojnë pranë fotovoltaikëve të ndërtojnë edhe hidrocentrale të vogla,  siç kanë bërë komuna e Kavadarit dhe Manastirit”, tha Bislimoski.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aktori turk me origjinë shqiptare bëhet bashkë me aktoren më të pëlqyer turke

Story i radhës

Pamjet/ I rrethuar nga dhjetëra rusë, ushtari i vetëm ukrainas që kishte mbetur i gjallë luftoi deri në frymën e fundit në istikame

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar
ShkoLartë