Pamjet/ I rrethuar nga dhjetëra rusë, ushtari i vetëm ukrainas që kishte mbetur i gjallë luftoi deri në frymën e fundit në istikame

Momente e fundit heroike të ushtarit të vetëm ukrainas, bashkëluftëtarët e të cilit ishin vrarë nga trupat ruse në stilin e “Luftës së Parë Botërore”, janë kapur nga një dron.

Videoja është filmuar nga ajri në Noovotoshkivske në Luhansk, ku shihet një grup i separatistëve pro-rusë duke bërë të pamundurën që ta vrasin ushtarin e fundit ukrainas që kishte mbetur gjallë brenda istikameve – madje goditej me artileri të rëndë.

Pasi që forcat ruse kishin vrarë pjesën tjetër të ushtarëve ukrainas, ushtari i vetëm që kishte mbetur gjallë për asnjë moment nuk shfaqi shenja frike apo paniku – përkundrazi luftoi me tërë forcën kundër dhjetëra rusëve si dhe artilerisë të tyre që e godisnin vazhdimisht.

Duke parë se nuk frikësohej dhe nuk e kishte ndërmend të dorëzohej, ushtarët rusë hedhin granata dore në drejtim të ushtarit ukrainas – por ato nuk e zmbrapsën.

Ai vazhdoi luftimet – duke i detyruar të ndalen për pak çaste. Madje në një moment edhe pse i plagosur në këmbë nga granatat e dorës – vazhdoi luftimet sikur të mos ishte i rrethuar nga dhjetëra rusë.

Megjithatë numri i madh i rusë e bëri të vetën – një granatë tjetër duket se e goditi dhe ai shihet në tokë i shtrirë duke mos lëvizur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bislimoski: Nuk do të lejojmë që shpenzimet e bëra në mënyrë jokorrekte të godasin kurrizin e amvisërive

Story i radhës

La Liga konfirmon datën e fillimit të sezonit të ri

Të fundit nga