Zëvëndëskryeministri i parë në Qeverinë Kurti, Besnik Bislmi, ka folur rreth vendimit e Gjykatës Themelore për arrest shtëpiak ndaj ish-policit Dejan Pantiq, si i dyshuar për terrorizëm.
Bislmi mendon se është gabim që Pantiqit t’i referohet si “ish-polic”.
“Mund të jesh ish-aktor ose ish-sportist, kjo nuk është me rëndësi. Prejardhja dhe kaluara jote nuk është e rëndësishme në këtë kontekst. Duhet theksuar se Dejan Pantiq, i cili ka kryer sulm terrorist në zyret e Komisionit Komubal Zgjedhor është arrestuar. Ka faktet që tregojnë se ai ka marrë pjesë, askush nuk e vë në dyshim këtë. Mirëpo, perspektiva është e rëndësishme, sepse kur themi se ishte një sulm terrorist, të tjerët (serbët) thonë se ka qene nje aktivitet normal.Por askush nuk e ve ne dyshim aktin si të tillë. Ajo që njihet si fakt është se sot kemi vendimin e gjyqtarit por po të lexosh vendimin e gjykatës shohim që ka gabime që do të thotë se ai është shkruar me nxitim”, thotë Bislimi për Radio Kim.
Zëvëndësi i Kurtit shtoi se gjyqtari që ka marrë vendimin është emëruar dje në këtë pozitë.
“Nuk dua ta shqyrtoj besueshmërinë e vendimit, por duhet të shihet edhe konteksti i zhvillimit të situatës. Unë shpresoj që kjo të mos shihet si tregti, sepse qeveria e Kosovës Qeveria e Kosovës e respekton parimin e mosndërhyrjes në sistemin gjyqësor dhe nëse kjo kontribuon në heqjen e barrikadave, mendoj se njerëzit në veri duhet të jenë të kënaqur sepse do të jenë përfituesit kryesorë. Kjo nuk e rrit apo zvogëlon rëndësinë apo përmasat e veprës penale të Pantiqit, është vetëm formë tjetër e paraburgimit”, tha Bislimi