Bisedimet dyditore me delegacionin bullgar, Osmani: U krijuan kushte për të vazhduar tutje

Bisedimet dyditore me delegacionin bullgar kaluan në atmosferë konstruktive dhe krijuan parakushte për intensifikimin e negociatave ditëve në vijim në arritjen e ndonjë marrëveshjeje, tha ministri i jashtëm Bujar Osmani. Potencon se RMV ofron mirëkuptim ndaj palës bullgare por pret respekt anasjelltas. Deri në samitin e qershorit nuk ka mbetur shumë kohë thotë Osmani, por kjo sipas tij nuk do të thotë të nxitohet në marrëveshje, pa qenë dakordimi kualitativ.

“Natyrisht se kemi tentuar të jemi mendjehapur në mirëkuptimin e pozicioneve të tyre, por duke i ftuar që edhe ata të jenë mendjehapur ndaj pozicioneve tona. Nuk mund të them se jemi aty ku duhet të jemi, mirëpo është një bazë e mirë, ditëve në vijim këto ide të formulohen në zgjidhje konkrete. Koha është shumë e shkurtër, mirëpo edhe koha edhe cilësia e zgjidhjes është shumë e rëndësishme. Cilësia nuk duhet të jetë viktimë e kohës për shkak se cilësia duhet të garantojë qëndrueshmëri në implementimin e marrëveshjes por edhe në raportet e ndërsjella. Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv dhe të shohim brenda 2-3 javëve a do kemi zgjidhje.”, tha Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Megjithatë, Osmani mbetet me shpresë se ndoshta palët do të mund të gjejnë një formulë të përbashkë, te e cila do të rezultonte me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, vendim i cili po mbahet pezull nga Sofja zyrtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E veshur në fustan të ngushtë, Marigona tregon barkun e rrumbullakosur

Story i radhës

Yjet e Brazilit përleshen në stërvitje

Të fundit nga