Binden nga plani 5-vjeçar

April 7, 2022
1 minut lexim

Erik ten Hag, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e stolit të Mançester Junajtidit sezonin e ardhshëm, u ka thënë drejtuesve të “Djajve” gjatë intervistës se ai ka nevojë për 5 vite për ta rikthyer fitues klubin.

Trajneri i Ajaksit ka kërkuar gjithashtu se duhet të punojë për të përmirësuar gjendjen fizike të lojtarëve, por ka parashtruar edhe një listë me emra lojtarësh për të transferuar, përfshirë disa prej futbollistëve të tij të Ajaksit.

“The Sun” ka zbuluar një nga emrat në listë: ai është fantazisti i Uolvesit, Ruben Neves.

Sipas “ESPN”, Junajtidi është bindur nga Ten Hag dhe shumë shpejt pritet edhe konfirmimi i tij në stolin e 20 herë kampioneve të Anglisë, pavarësisht se në listë është edhe trajneri i PSG-së, Mauricio Poçetino.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhunoi dy fëmijët e mitur ,arrestohet nga policia e Tetovës

Story i radhës

Ndonjëherë, rikthimi me ish-in tuaj mund të jetë kaq tundues dhe bindës

Të fundit nga

ShkoLartë