billbordi mire se vini ne shkup u hoq nga hyrja e qytetit 6a5cda239446e

Billbordi “Mirë se vini në Shkup” u hoq nga hyrja e qytetit

July 19, 2026
1 minut lexim

Vetëm një ditë qëndroi billbordi përmes të cilit kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, u uronte vizitorëve “Mirë se vini në Shkup”.

Pas reagimeve të shumta të opinionit në rrjetet sociale, billbordi sot është larguar nga hyrja e qytetit.

Në rrjetet sociale pati kritika të ashpra se gjatë përgatitjes së tij ishte përdorur inteligjenca artificiale, se objektet nuk ishin paraqitur në mënyrë reale dhe se kishte shumë gabime në paraqitjen e simboleve të Shkupit.

Me reagime të ashpra dolën edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Qyetiti të Shkupit si dhe partia “E Majta”

Qytetarët informuan sot se billbordi tashmë ishte hequr, ndërsa nga Qyteti i Shkupit nuk pati asnjë informacion se kush e kishte përgatitur, kush e kishte larguar dhe për çfarë arsye.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump u ben thirrje republikaneve te shtojne iranin ne projektligjin e sanksioneve ruse 6a5cd6b261f84
Lajmi i mëparshëm

Trump u bën thirrje republikanëve të shtojnë Iranin në projektligjin e sanksioneve ruse

lsdm epidemia ne gostivar ekziston autoritetet duhet ta shpallin ate 6a5cdb6e18631
Lajmi i radhës

LSDM: Epidemia në Gostivar ekziston, autoritetet duhet ta shpallin atë

Të fundit nga

ShkoLartë