Bileta shqiptare 3 mijë euro, gjatë vitit 2022 policia kapi 3580 emigrantë të parregullt

May 30, 2022
1 minut lexim

2 deri në 3 mijë euro i kushton një emigrant të parregullt kalimi në territorin shqiptar me destinacion final një vend të Bashkimit europian.

Emigrantët kryesisht nga Siria e Pakistani lëvizin në grupe të vogla maksimumi me 26 persona me lidhje familjare apo miqësore mes tyre.

Kakavija rezulton të jetë pika më e përdorur gjatë këtij viti në dallim me një vit më parë ku rezultonte më i frekuentuar kufiri i gjelbër në Kapshticë.

“Numri i personave që kërkojnë azil në Shqipëri ka rënë ndjeshëm krahasuar me vite më parë ndërsa problematike mbetet numri I emigrantëve të cilët nuk kanë asnjë mjet identifikimi me vete kur hyjnë në territorin shqiptar. “- tha Eduard Merkaj

Për futjen në territorin shqiptar emigrantët  përdorin harta që gjenden lehtësisht në smart phonëve por jo rrallë herë edhe lidhin kontakte me kontrabandistë të cilët kundrejt parave i transportojnë nga Gjirokastra drejt Tiranës e më pas drejt pikave kufitare të Malit të Zi.

Për këtë vit janë identifikuar dhe arrestuar 100 persona që janë kapur duke kontrabanduar emigrant mes të cilëve 18 janë të huaj.  Risi për këtë vit është edhe futja e emigrantëve nga pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e veriut. Ku emigrantët futen të fshehur nëpër kamionë mallrash shpesh pa dijeninë e shoferit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cikalleshi dhe Bajrami flasin para ndeshjeve të qershorit

Story i radhës

Zv/komandanti i zjarrfikësve Tetovë: Shuarja e zjarrit do të zgjasë, tre kolegë të lënduar

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë