Zv/komandanti i zjarrfikësve Tetovë: Shuarja e zjarrit do të zgjasë, tre kolegë të lënduar

Zv/komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ahmeti, tha se brenda fabrikës ka materie djegëse dhe do zgjasë shuarja e zjarrit. Ai shtoi se zjarri është i lokalizuar,ndërsa janë duke intervenuar 100 zjarrfikës.

“Në fakt, ne ishim diku për ta nxjerr një ujë prej vërshimeve të djeshme dhe rastësisht e pamë tymin dhe u afruam. Kemi disa zjarrfikës të lënduar të Tetovës, nuk kemi zjarrfikës të lënduar të qyteteve të tjera, tre janë deri tani. Dy janë me helmim një me lëndim. Nuk mund të konstatojmë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit”, u shpreh Avni Ahmeti, raporton SHENJA.

Story i mëparshëm

Bileta shqiptare 3 mijë euro, gjatë vitit 2022 policia kapi 3580 emigrantë të parregullt

Story i radhës

Ademi: Opozita shqiptare e apasionuar pas Apasievit dhe e dehur për pushtet!

Të fundit nga