Bilçik: Malit të Zi i duhet një politikë e përgjegjshme në kuadër të kushtetutës dhe ligjit

November 4, 2022
min lexim

Deputeti dhe kryetari i Komisionit Parlamentar Evropian për Bashkëpunimin me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, tha të premten në Podgoricë se Mali i Zi ka nevojë për dialog të gjërë të spektrit politik. 

“Evropa po i shikon ngjarjet dhe po shpreh shqetësim dhe kjo do të thotë se situata është e rëndë “ tha ai. Ai shtoi gjithashtu se Malit të Zi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme. “Ka dy zgjidhje për këtë, ose mazhorancë e re, ose zgjedhje“, tha zoti Bilçik në një konferencë për media. 

Malit të Zi i duhet një politikë e përgjegjshme në kuadër të Kushtetutës dhe ligjit, tha deputeti evropian, në një referencë për ndryshimin e Ligjit për Presidentin me propozimin e Frontit Demokratik pro-rus. 

Ndryshimi i Ligjit për Presidentin e Shtetit nga parlamernti ditët e fundit, është cilësuar si jokushtetues nga juristët dhe sektori joqeveritar. 

Ndryshimet e miratuara parashikojnë, që nëse presidenti i vendit nuk propozon mandatar për formimin e qeverisë, atëherë mandatin e merr një kandidat që ka mbështetjen e qartë të shumicës së deputetëve. Kjo do t’i mundësonte kandidatit me shumicë të ngushtë prej 41 deputetësh, Miodrag Lekiç, të formonte qeverinë e re malazeze. 

Edhe ambasadorët e Kuintit një ditë më parë shprehën shqetësim për situatën politike në Mal të Zi duke theksuar se po “i ndjekin me shqetësim zhvillimet politike”. 

Në një deklaratë të përbashkët ata theksuan se “institucionet demokratike, institucionet e shtetit ligjor dhe respektimi i Kushtetutës, me të cilat duhet të harmonizohen të gjitha aktet ligjore, janë kushti themelor që Mali i Zi të funksionojë me efikasitet, si shtet i qëndrueshëm demokratik”. 

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që, si prioritet, të ndërmarrin hapa drejt një dialogu gjithëpërfshirës dhe, në mirëbesim, të heqin pengesat politike, për krijimin e një Gjykate Kushtetuese funksionale dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme ,” shprehen ambasadorët e Quintit. 

Me 20 shtator presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, refuzoi propozimin që Miodrag Lekiç, kandidat i partive që miratuan ndryshimet, të jetë mandatari i ri për formimin e qeverisë, ndërsa hodhi propozimin që të shkurtohet mandati i parlamentit aktual, për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të reja. 

Mali i Zi është me qeveri teknike që nga muaji gusht kur parlamenti miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq, pak pasi ai nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme me Kishën Ortodokse Serbe. 

Marrëveshja nxiti përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova synon të vazhdojë serinë e fitoreve, përballet me SC Schwarz-Weiss 06   

Story i radhës

Taravari për ftesën e Lëvizjes Besa: Nuk duhet t’i japim dikujt arsye që të thirret Platforma e dytë e Tiranës

Të fundit nga

ShkoLartë