Bilalli-Zendeli: Thirrja për rrëzimin e BDI-së e drejtë legjitime, por jo diçka e re

May 19, 2022
1 minut lexim

Thirrjet për unifikim të opozitës me qëllim rrëzimin e BDI-së, nga kjo e fundit nuk merren shumë seriozisht. Arta Zendeli Bilalli nga BDI-ja këto thirrje dhe këto qëndrime të opozitës i cilëson si dukshëm të vjetra dhe që nuk po japin rezultatin e duhur. Megjithatë ajo këtë veprim të Lëvizjes BESA e cilëson si të drejtë legjitime. Zendeli-Bilalli përkujton Lëvizjen BESA në thirrjen për bashkim të opozitës që kohë më parë e drejtoi vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, me qëllim që të mos digjen votat e shqiptarëve, shkruan Alsat.

“Thirrjet e këtyre, sinqerisht edhe nuk janë për tu marrë shumë serioze, sepse edhe brenda një jave kanë pasur qëndrime diametralisht të kundërta duke nisur nga vet kryetari i Lëvizjes BESA. Fillimisht ata u bënë një me VMRO-DPMNE, që normal se është legjitime sepse janë opozitë. Dhe ende pa e shpall mirë bllokadën VMRO-DPMNE-ja Lëvizja BESA doli se edhe ne do ta bllokojmë Kuvendin se edhe ne jemi për zgjedhje të parakohshme, se BDI-ja është e keqja e shqiptarëve etj etj…Pas asaj dalin me një tezë tjetër ku i ftojnë partitë opozitare që të bashkëpunojnë kundër BDI-së… Qëndrimet e këtyre se duhet të rrëzohet BDI-ja janë koxha të vjetra por fatkeqësisht nuk po arrijnë fare në rezultat. Po ashtu këtu vlen të përmendet se një ftesë të këtillë për bashkëpunim të opozitës lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka bërë shumë vite më parë.

I ka ftuar publikisht në një kohë kur ne ndoshta nuk ishim aq mirë sa jemi sot në përkrahje, ‘urdhëroni bëhuni bashkë të gjitha partitë politike shqiptare dhe rrëzojeni BDI-në nga pushteti’. Atëherë për ironi Lëvizja BESA nuk u bashkua me partitë shqiptare opozitare por hyri në listat e LSDM-së”, tha Arta Bilalli-Zendeli, deputete e BDI-së. /Alsat.mk

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Goditja e SPAK për grupet kriminale/ Gazetarja rrëfen detaje nga dosja: Krerët e grupeve kriminale të interesuar për Dumanin

Story i radhës

Mbyllet me barazim ndeshja mes Chelseat e Leicester

Të fundit nga

ShkoLartë