bilall kasami i bie pishman per bllokaden nuk do hyjme me kerkese per zgjedhje qe te krijojme probleme per shtetin dhe qytetaret 6280e4818ab47

Bilall Kasami i bie pishman për bllokadën: Nuk do hyjmë me kërkesë për zgjedhje që të krijojmë probleme për shtetin dhe qytetarët

May 15, 2022
1 minut lexim
Screenshot 1 35 780x439 1 750x430 1

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një intervistë për REL tha se: ”Ne nuk do të hyjmë me kërkesë për zgjedhje që të krijojmë probleme shtesë për shtetin dhe qytetarët. Por njëkohësisht kërkesa jonë nga partnerët ndërkombëtarë është se duhet të kemi mekanizma shtesë për kontroll të Qeverisë. Nëse merremi vesh që në situatën që ndodhet Ballkani për shkak të luftës në Ukrauinë nuk është koha që të organizohen zgjedhje të parakohëshme, atëherë duhet të merremi vesh që të sigurohen ato mekanizma shtesë që të mbrohemi nga korrupsioni i nivelit të lartë.

Edhe pse kemi komunikim të rregullt, nuk kemi ndonjë marrëveshje për hapat e mëtejshme si të koordinohemi në pjesën e presionit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Sa i përket bashkëpunimit formal për zgjedhjet e ardhshme, përvoja në pjesën e bashkëpunimit parazgjedhorë me LSDM-në na len në një pozicion që të mendojmë dy here për hapin e rradhës për një veprim të tillë. Në një situatë kur nuk kemi asnjë garanci për atë që do të merremi vesh, pasi atë për të cilën u morrëm vesh para zgjedhjeve aspak nuk u realizua kur ishim pjesë e pushtetit, prandaj dolëm dhe prandaj më shumë do të mbështetemi në kapacitetet tona partiake, deklaroi kryetari i BESES, Bilall Kasami.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lushkja vulos fitoren e sheriffit ne moldavi 6280e358c8e42
Story i mëparshëm

Lushkja vulos fitoren e Sheriffit në Moldavi

afrim gashi nga kongresi i alternatives shpalos prioritet qe do ti kete partia 6280e5706a5af
Story i radhës

Afrim Gashi nga Kongresi i Alternativës shpalos prioritet që do t’i ketë partia

Të fundit nga

ShkoLartë