Bien ndjeshëm rastet e reja në Kosovë, sot 2 humbje jete nga Covid-19

February 14, 2022
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 247 raste të reja me Covid-19 dhe 2 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot, janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312. Në total numri i rasteve aktive është 10.800.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës. Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani: Konflikti Rusi-Ukrainë, jemi të sigurt, jemi pjesë e NATO-së

Story i radhës

Ruskovska: Më kanë lënë me vetëm pesë prokurorë

Të fundit nga

ShkoLartë