bien kembanat e zgjedhjeve lokale begaj pret partite per daten opozita bojkoton takimin ps dhe psd i pergjigjen fteses 6ae45108cdfb5

Bien këmbanat e zgjedhjeve lokale, Begaj pret partitë për datën! Opozita bojkoton takimin, PS dhe PSD i përgjigjen ftesës

October 30, 2026
1 minut lexim

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë këtë të premte konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, në një proces që nis me refuzimin e ftesës nga pjesa më e madhe e opozitës.

Takimi i parë është parashikuar në orën 09:00 me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ndërsa në orën 11:00 në Presidencë do të mbërrijnë përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi.

Ndërkohë, Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kreut të shtetit. Theksojmë se ky bojkot nuk vjen si një vendim i përbashkët por është një qëndrim paralel i secilës palë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi procesin si një “teatër politik”, duke argumentuar se Presidenti duhet të merret me shqetësimet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Begaj ka thirrur partitë parlamentare në konsultime përpara dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale, të cilat do të zhvillohen në pranverën e vitit 2027.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill-15 maj 2027. Afati i fundit për shpalljen e datës është 6 nëntori.

Deri më tani, asnjë nga partitë nuk ka propozuar publikisht një datë konkrete. Muaji maj shihet si periudha më e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa 2 maji përjashtohet pasi përkon me Pashkët Ortodokse. Një nga datat që mbetet në diskutim është 9 maji, që përkon edhe me Ditën e Europës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mblidhen dy komisione te kuvendit teme edhe raporti i avokatit te popullit 6ae450a02aa5e
Lajmi i mëparshëm

Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

gjenerata z ngrihet kunder merz mbi 150 mije te rinj regjistrohen per protesta ne te gjithe gjermanine 6ae451384b9d7
Lajmi i radhës

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë

Të fundit nga

ShkoLartë