mblidhen dy komisione te kuvendit teme edhe raporti i avokatit te popullit 6ae450a02aa5e

Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

October 30, 2026
1 minut lexim

Dy komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në Kuvendin e Kosovës, me fokus raportimin e Avokatit të Popullit dhe shqyrtimin e amendamenteve për ndryshimin e ligjeve për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të mblidhet në orën 10:00, ku do të raportojë Avokati i Popullit lidhur me raportet vjetore të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitet 2024 dhe 2025, si dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme.

Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mbajë mbledhje në orën 14:00.

Në rend dite të këtij komisioni janë shqyrtimi i raporteve me amendamente për projektligjet që ndryshojnë dhe plotësojnë Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe plotësimi i planit të punës së komisionit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputetet perleshen me grushte ne parlamentin e armenise seanca nderpritet pas kaosit 6ae3e080ecac8
Lajmi i mëparshëm

Deputetët përleshen me grushte në Parlamentin e Armenisë, seanca ndërpritet pas kaosit

bien kembanat e zgjedhjeve lokale begaj pret partite per daten opozita bojkoton takimin ps dhe psd i pergjigjen fteses 6ae45108cdfb5
Lajmi i radhës

Bien këmbanat e zgjedhjeve lokale, Begaj pret partitë për datën! Opozita bojkoton takimin, PS dhe PSD i përgjigjen ftesës

Të fundit nga

ShkoLartë