bie numri i qirave ne tremujorin e dyte qirate mujore arriten ne 1 2 milione euro 6a6e6f6cde046

Bie numri i qirave në tremujorin e dytë – Qiratë mujore arritën në 1.2 milionë euro

August 2, 2026
1 minut lexim
pare

Në tremujorin e dytë të këtij viti në Regjistrin e Çmimeve dhe Qirave janë evidentuar 2 mijë e 148 kontrata qiraje, që paraqet rënie prej 17 për qind krahasuar me tremujorin paraprak, njofton agjencia e lajmeve MIA.

Sipas të dhënave të regjistrit, vlera totale e qirave mujore ka arritur në 1.2 milionë euro, duke shënuar rritje prej 9 për qind në raport me tremujorin e parë. Numri më i madh i qirave i përket hapësirave afariste me 935 kontrata, pasuar nga banesat me 630 dhe shtëpitë me 235 qira.

Krahasuar me tremujorin e parë, qiratë e banesave kanë shënuar rënie prej 14 për qind, ndërsa tek hapësirat afariste numri i qirave ka rënë për 8 për qind, por vlera totale e tyre është rritur për 20 për qind. Më së shumti qira janë regjistruar në Komunën Qendër në Shkup, me 286 raste, pasuar nga Aerodromi, Karposhi dhe Manastiri. Në tremujorin e dytë janë dhënë me qira gjithsej 2.4 milionë metra katrorë prona të paluajtshme.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb gjashte te arrestuar pas te shtenave ne nje aheng familjar ne doberdoll sekuestruan arme dhe municion 6a6e6e2126aa7
Lajmi i mëparshëm

MPB: Gjashtë të arrestuar pas të shtënave në një aheng familjar në Dobërdoll, sekuestruan armë dhe municion

kriza e emigranteve trondit ceuten 60 mije hyrje nga maroku be ja therret mbledhje urgjente 6a6e86d1ca597
Lajmi i radhës

Kriza e emigrantëve trondit Ceutën: 60 mijë hyrje nga Maroku, BE-ja thërret mbledhje urgjente

Të fundit nga

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj
ShkoLartë