Bie numri i martesave dhe divorceve në Maqedoni, kjo është mosha mesatare e kurorëzimit

June 5, 2023
1 minut lexim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i martesave të lidhura gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin paraprak, është ulur për 3.4 % dhe arrin në 12 882, njofton ESHS.

Shumica e martesave, 1 851 ose 14.4 % janë lidhur gjatë muajit gusht, ndërsa më së paku kemi gjatë muajit nëntor, 761 ose 5.9 %.

Më së shpeshti kemi kurorëzime në martesë të parë, edhe atë me një pjesëmarrje prej 93.7 % për femra dhe 93.2 % për meshkuj.

Nga numri i përgjithshëm i kurorëzimeve, burrat kanë një pjesëmarrje më të madhe në martesa të dyta me 6.3 % dhe të treta me një pjesëmarrje prej 0.5%.

Gjatë vitit 2022, numri më i madh i kurorëzimeve prej 4 263 janë të lidhura te gratë në moshë prej 25 deri 29 vjeç ose 33.1 %. Mosha mesatare e martesës së parë është 27.4 vjeç për femrat dhe 29.9 vjeç për meshkujt.

Numri i divorceve në vitin 2022 shënon rënie prej 17.9% krahasuar me vitin 2021 dhe arrin në 1 613 divorce.

Më pak martesa, 38 ose 2.4% gjatë vitit janë divorcuar në muajin gusht dhe më së shumti 195 ose 12.1% në muajin mars.

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve, 298 ose 18.5% te femrat dhe 281 divorce ose 17.4% te meshkujt kanë ndodhur në të njëjtën grupmoshë 30-34 vjeç.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve 269 ose 18.5% tek femrat dhe 360 ose 22.3% kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas martesës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Plani i Papa Françeskut për paqe/ I dërguari i tij viziton Kievin këtë javë

Story i radhës

Mes romancës me Taylor Swiftin – Matty Healy puthi në buzë një roje sigurie

Të fundit nga

ShkoLartë