​Bie nataliteti në Itali

Niveli i lindjeve në Itali vazhdoi të shënojë rënie në vitin 2023, me 379.000 lindje rezidente ose 6.4 lindje për një mijë njerëz, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara nga ISTAT në raportin e tij mbi treguesit demografikë për vitin 2023 të premten.

Në terma absolutë, kjo nënkupton 14.000 lindje më pak se në vitin 2022, një rënie prej 3.6% shtoi ISTAT.

Instituti kombëtar i statistikave tha se lindjet në Itali kanë rënë me 34.3% që nga viti 2008, viti i fundit gjatë të cilit u regjistrua një rritje. Qe nga 1 janari 2024, popullsia rezidente ishte pak më pak se 59 milionë, duke rënë me 7000 njësi krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat konfirmojnë ngadalësimin e rënies së popullsisë, të nxitur ekskluzivisht nga ardhja e emigrantëve të huaj në Itali. Në nivel gjeografik, popullsia rezidente u rrit në veri të Italisë, mbeti e qëndrueshme në qendër dhe u zvogëlua në jug. Vdekjet në vitin 2023 ranë me 54.000 krahasuar me vitin e kaluar për të arritur në 661.000, një rënie prej 8 për qind.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Marota: Nuk them asgjë…

Story i radhës

Votimi pro Kosovës në Paris, Deda: Po zbatohet marrëveshja e Ohrit

Të fundit nga