Biden zgjat gjendjen e “emergjencës kombëtare” që buron nga veprimet e regjimit sirian

min lexim

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka marrë vendim që të zgjasë gjendjen e “emergjencës kombëtare” që buron nga veprimet e regjimit sirian, për të cilin ai thekson se vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, Biden njoftoi Kongresin se do të zgjasë dekretin presidencial për “emergjencën kombëtare” që buron nga aktivitetet e regjimit sirian, të shpallur për herë të parë më 11 maj 2004, për shkak se vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, politikës së jashtme dhe ekonomisë së SHBA-së.

Biden thekson se regjimi në Siri me arsye të tilla si “mbështetje ndaj terrorizmit, vazhdimin e okupimit të Libanit, vazhdimin e armëve të shkatërrimit masiv dhe programet e raketave, minimin e përpjekjeve të SHBA-së dhe ato ndërkombëtare për të stabilizuar dhe rindërtuar Irakun” vazhdon të përbëjë kërcënim “të jashtëzakonshëm dhe të pashembullt” për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e SHBA-së.

“Brutaliteti dhe represioni i regjimit ndaj popullit sirian, i cili bën thirrje për liri dhe një qeveri përfaqësuese, jo vetëm që rrezikon popullin sirian, por gjithashtu krijon destabilitet në rajon”, deklaroi Biden duke shtuar se SHBA-ja dënon dhunën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që zbatojnë regjimi i Asadit si dhe Rusia dhe Irani të cilat e ndihmojnë atë.

“SHBA-ja i bën thirrje regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij për të ndaluar luftën e dhunshme që zhvillojnë kundër popullit të tyre, për të shpallur armëpushim mbarëkombëtar, për të lehtësuar dërgimin në mënyrë të papenguar të ndihmave humanitare për të gjithë sirianët në nevojë dhe për të negociuar një zgjidhje politike në Siri në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Biden.

Për këto arsye, Biden tha se gjendja e emergjencës kombëtare që do të përfundojë më 11 maj 2023 duhet të qëndrojë në fuqi edhe pas kësaj date.





Story i mëparshëm

Sot bëhen 8 vjet nga përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Story i radhës

Dhunonte babain, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Të fundit nga