Presidenti i SHBA-së Joe Biden shënoi 22 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 me një fjalim në një bazë ushtarake në Alaskë të hënën gjatë kthimit nga Samiti i G20-ëshit në Indi dhe udhëtimit në Vietnam, raporton Anadolu.
“Bashkohem me ju në këtë ditë solemne për të rinovuar zotimin tonë të shenjtë: mos harroni kurrë”, tha Biden teksa u mbajti fjalim anëtarëve të ushtrisë në Anchorage.
“Pika zero, New Yorku. Më kujtohet që qëndrova atje të nesërmen dhe shikoja ndërtesën. Më dukej sikur po shikoja nëpër portat e ferrit”, u shpreh Biden.
“Shanksville, Pennsylvania, Pentagoni në Virginia, kalova shumë 11 Shtatore në ato zona të zbrazëta për të dëshmuar dhe kujtuar ata që humbëm”, shtoi ai.
Republikanët kritikuan Bidenin për mospjesëmarrje në përkujtimet në New York ose në vende të tjera që u sulmuan në vitin 2001.
Biden i komentoi kritikat, duke thënë se këto udhëtime “janë një pjesë thelbësore e mënyrës sesi ne do të sigurojmë që Shtetet e Bashkuara të jenë të rrethuara nga grupi më i gjerë i aleatëve dhe partnerëve që do të qëndrojnë me ne dhe do të pengojnë çdo kërcënim për sigurinë tonë”.