Apple dërgon përditësime të rëndësishme sigurie për modelet e vjetra iPhone dhe iPad

Apple ditën e Hënë lançoi përditësime për iOS, iPadOS dhe macOS për modelet e vjetra të iPhone, iPad dhe Mac të cilët mund instalojnë vetëm versione të vjetra të sistemit operativ në pamundësi për të kaluar në iOS 17 apo macOS Ventura.

Përditësimet për macOS Monterey 12.6.9 dhe macOS Big Sur 11.7.10 mund të shkarkohen në të gjithë kompjuterët Mac duke përdorur seksionin Software Update në System Preferences.

iOS 15.7.9 dhe iPadOS 15.7.9 mund të shkarkohen në iPhone dhe iPad e pajtueshëm duke shkuar në Settings > General > Software Update.

Këto përditësime me shumë gjasa përmbajnë të njëjtat përditësime sigurie që Apple dërgoi në iOS 16.6.1, iPadOS 16.6.1, watchOS 9.6.2 dhe macOS Ventura 13.5.2.

Problemet e adresuara të sigurisë ju jepnin mundësi hakerëve të fitojnë akses në systemin operativ. Ato janë pjesë e dobësisë BLASTPASS që është përdorur nga softueri Pegasus i NSO Group për të përgjuar zyrtarë shtetëror, gazetarë etj. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Ngjarje e rëndë në Greqi, polici vret gruan dhe më pas vetëvritet

Story i radhës

Biden shënon përvjetorin e 11 Shtatorit në Alaskë, shkakton reagime nga Republikanët

Të fundit nga