Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ritheksoi mbështetjen e tij për Ukrainën në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Me këtë rast Biden uroi Zelenskyn edhe për Ditën e Pavarësisë të Ukrainës, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, shkruan CNN.
“Presidenti përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën teksa ato mbrohen nga agresioni rus, duke përfshirë njoftimin e djeshëm për gati 3 miliardë dollarë në armë dhe pajisje. Ai përgëzoi Ukrainën pasi shënoi një ditë veçanërisht të rëndësishme të Pavarësisë këtë javë dhe ndau admirimin e tij për njerëzit të Ukrainës dhe forcave të saj të armatosura, ndërsa vazhdojnë të frymëzojnë botën me përkushtimin dhe lirinë e tyre”, tha Jean-Pierre.
Duke mos u thelluar në asnjë detaj, Jean-Pierre vuri në dukje se Biden dhe Zelensky diskutuan situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia, duke përsëritur qëndrimin e administratës se zona nuk duhet të jetë një zonë aktive lufte.
Një zyrtar i lartë i administratës i tha gjithashtu CNN se administrata po “monitoron nga afër” situatën dhe se termocentrali dhe fuqia e tij i përkasin Ukrainës, duke dënuar çdo përpjekje për të ridrejtuar energjinë nga termocentrali.