biden minimizon fuqine e aleances kine rusi po e ekzagjerojme shume 641e2fdc6ec39

Biden minimizon fuqinë e aleancës Kinë-Rusi: Po e ekzagjerojmë shumë

March 24, 2023
1 minut lexim

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë të premten se nuk është i alarmuar pas takimeve midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, të zhvilluara në Moskë.

Duke komentuar takimet, sipas CNN, Biden është shprehur duke thënë se, “ne jemi ata që zgjerojmë aleancat”.

Shiko, unë nuk e marr lehtë Kinën. Nuk e marr lehtë Rusinë, por mendoj se ne e ekzagjerojmë shumë atë,”- raportohet se ka thënë Biden gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Otava, Kanada.

Bëhet e ditur se presidenti po ashtu ka vënë në dukje se ndërsa zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kohët e fundit për shenjat se Kina mund të konsiderojë rritjen e mbështetjes së saj ushtarake për Rusinë, “ata nuk e kanë bërë ende”.

Nuk do të thotë se nuk do ta bëjnë, por nuk e kanë bërë ende. Dhe nëse ka ndodhur ndonjë gjë, Perëndimi është bashkuar dukshëm më shumë,”- është shprehur më tej ai.

Biden ka vazhduar fjalimin e tij duke përmendur rritjen e bashkëpunimit midis aleancave, përfshirë G7, aleancën Quad, ASEAN dhe AUKUS, si dhe ka bërë të ditur se deri më tani është takuar me 80% të liderëve në botë.

“Pra, unë thjesht dua ta vë në perspektivë, nuk e marr lehtë … atë që po bëjnë Kina dhe Rusia dhe mund të përkeqësohet ndjeshëm. Por le ta vëmë në perspektivë. Ne jemi koalicione të bashkuara – ne, ne Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja,”– ka përfunduar Biden.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vela pas deklarates se quint it serbia instrumentalizoi kryetaret ne veri per te dhene doreheqje 641e2eeaf0578
Story i mëparshëm

Vela pas deklaratës së QUINT-it: Serbia instrumentalizoi kryetarët në veri për të dhënë dorëheqje

ed sheeran publikon kengen e tij te re 641e38c08eaae
Story i radhës

Ed Sheeran publikon këngën e tij të re

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë