Vela pas deklaratës së QUINT-it: Serbia instrumentalizoi kryetarët në veri për të dhënë dorëheqje

Ambasadat e vendeve të QUINT-it kanë dalë me një komunikatë për media për zgjedhjet e 23 prillit, ku Lista Serbe nuk pritet të marrë pjesë.

Shtetet e QUINT-it kanë thënë se “ju vjen keq që Lista Serbe nuk shfrytëzoi të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje”.

Rreth kësaj ka reaguar, Blerim Vela shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.

Vela ka thënë se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen, pasi sipas tij Serbia instrumentalizoi katër kryetarë komunash dhe zyrtarë të tjerë për të dhënë dorëheqje nëntorin e kaluar.

Zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës do të mbahen pasi Serbia instrumentalizoi katër kryetarë komunash dhe zyrtarë të tjerë për të dhënë dorëheqje nëntorin e kaluar. Zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me ligjet e Kosovës. Qytetarët në këto komuna meritojnë të kenë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.” – ka shkruar Vela në Facebook.

Story i mëparshëm

Metoda natyrale për pastrimin e organizmit nga toksinat

Story i radhës

Biden minimizon fuqinë e aleancës Kinë-Rusi: Po e ekzagjerojmë shumë

Të fundit nga