Biden: Mendoj se Putini është kriminel lufte

March 16, 2022
1 minut lexim

Presidenti amerikan Joe Biden e quajti homologun rus Vladimir Putin një “kriminel lufte” të mërkurën ndërsa Rusia intensifikoi sulmet ndaj Ukrainës.

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte”, u tha Biden gazetarëve, raportoi CNN.

Ky cilësim i Biden për Putinin pasqyron një ndryshim nga qëndrimi i mëparshëm i administratës amerikane. Zyrtarët, përfshirë Bidenin, ishin përmbajtur nga deklarimet për krime lufte në Ukrainë, duke përmendur vetëm hetimet e vazhdueshme nëse ky term mund të përdoret.

Por zyrtarët amerikanë kanë qenë të qartë se shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve do të përbënte krime lufte.

“Vërejtjet e Presidentit flasin vetë,” tha më pas sekretarja e shtypit Jen Psaki. Ajo tha se Biden “po fliste nga zemra”.

Ajo tha se hetimi në vazhdim në Departamentin e Shtetit për krimet e luftës ishte ende duke u zhvilluar.

Biden fillimisht tha “jo” kur u pyet nëse Putin ishte një kriminel lufte, por menjëherë u kthye te një grup gazetarësh për të sqaruar se çfarë ishte pyetur. Kur u pyet përsëri nëse Putin ishte një kriminel lufte, ai u përgjigj pozitivisht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Loja strategjike klasike Total War vjen në Android dhe iOS

Story i radhës

Adelina i gëzohet shkarkimit të vëllait të Leonora Jakupit

Të fundit nga

ShkoLartë