Presidenti i SHBA-së Joe Biden zhvilloi sot konsultime me aleatët e tij për zhvillimet e fundit mbi pushtimin rus të Ukrainës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Qëllimi i bisedimeve ishte të diskutohej për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse mes aleatëve, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, forcat ruse pushtuan qytetin e parë në Ukrainën lindore si pjesë e një sulmi të ri në shkallë të gjerë që Kievi zyrtar e përshkroi si betejën për Donbas-in.
Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë veprimet aktuale të forcave ruse si një hyrje në operacione më të mëdha sulmuese në Ukrainën lindore, tha një zyrtar i lartë amerikan.
Folësit me Biden ishin sot kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, kryeministri britanik Boris Johnson dhe liderët e Italisë, Japonisë e Polonisë.