Biden kërkon përgjegjësi nga kompanitë ajrore për anulimin e fluturimeve

December 28, 2022
1 minut lexim

Shumë kompani ajrore në të gjithë SHBA-në kanë anuluar mijëra fluturime mes stuhisë vdekjeprurëse të acartë, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, tha se administrata e tij do të kërkojë përgjegjësi nga ata, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mijëra fluturime në mbarë vendin janë anuluar gjatë festave të fundvitit. Administrata jonë po punon për të siguruar që kompanitë ajrore të mbajnë përgjegjësi”, shkroi Biden të martën në Twitter.

Personat e prekur nga anulimet ai i udhëzoi për dëmshpërblim në Departamentin e Transportit.

Sipas FlightAware, faqe e internetit që merret me vonesat dhe anulimet ditore të fluturimeve, që nga 22 dhjetori afër 20 mijë fluturime janë anuluar në të gjithë SHBA-në.

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën për shkak të stuhisë së acartë që goditi pjesën më të madhe të pjesës perëndimore dhe veriore të SHBA-së në sezonin e Krishtlindjeve 2022.​​​​​​​





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë: Pse dështuan planet e Rusisë?

Story i radhës

Chelsea pritet ta finalizojë marrëveshjen për yllin brazilian

Të fundit nga

ShkoLartë