Biden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetit

November 7, 2024
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Joe Biden, në deklarimin e parë publik që kur republikani Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, garantoi se do të ketë transferim paqësor të pushtetit, duke shtuar se kjo do të bëhet “sepse njerëzit e meritojnë këtë”.

Kjo deklaratë duket se ishte një referencë për Trumpin, i cili kishte tentuar të përmbyste humbjen e tij kundër Bidenit më 2020 dhe kishte ngritur pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore. Trump, atëbotë, nuk ishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit si president.

“Kthimet prapa janë të pashmangshme. Të heqësh dorë është e pafalshme”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë teksa iu drejtua stafit të zhgënjyer nga humbja në zgjedhje e nënpresidentes demokrate, Kamala Harris.

“Disfata nuk do të thotë se je mposhtur”, tha Biden.

Presidenti amerikan tha se zgjedhjet e 5 nëntorit dëshmuan integritetin e sistemit zgjedhor amerikan.

“Ne humbëm këtë betejë. Amerika e ëndrrave tuaja po ju kërkon që të ngriheni sërish në këmbë”, tha Biden.

Ai po ashtu tha se “do të jemi mirë, por duhet të mbesim të angazhuar”.

Disa demokratë e kanë fajësuar Bidenin për humbjen e Harrisit, duke thënë se ai nuk është dashur që të synonte rizgjedhjen. Biden u tërhoq nga synimi i tij për rizgjedhje në korrik, pas një paraqitjeje të dobët në debatin me Trumpin, që ngriti dyshime për aftësinë e tij për të mposhtur Trumpin.

Ekipi i Trumpit ka thënë se Bideni e ka ftuar atë që të takohet në Shtëpinë e Bardhë, por nuk kanë speficikuar ndonjë datë për këtë takim.

Një ditë më parë, Harris pranoi humbjen dhe sikurse Bideni, ajo premtoi se do të ketë transferim paqësor të pushtetit, teksa Trump do të inaugurohet si presidenti i 47-të i SHBA-së më 20 janar 2025. Harris premtoi se do të vazhdojë luftën për atë që beson./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti: Jokeri i Artanit, Përparim Bajrami ka themeluar ortakllëk bullgar në Megawin

Story i radhës

“Diçka po zihet”, del foto e Bay T me Feron

Të fundit nga

Betlehemi në hijen e luftës: Krishtlindjet pa gëzime

Krishti, sipas historisë së Krishtlindjesnë fenë e krishterë, lindi në një stallë në Betlehem. Arsyeja ishte se nuk kishte vend strehimi në Betlehem. Ndërsa sot, 2000 vjet më vonë, situata është krejtësisht ndryshe: pothuajse të
ShkoLartë