Biden e quan agresor Putinin: Çdo aset që ka në SHBA do të ngrihet

February 24, 2022
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po deklarohet për situatën në Ukrainë, ku njoftoi për sanksione të reja ndaj Rusisë, për të cilat tha se do të shtohen me kalimin e kohës.

”Kjo do të ndikojë në ekonominë e Rusisë tani dhe më vonë. SHBA-ja nuk po e bën këtë vetëm, kemi ndërtuar një koalicion që prezanton më shumë se gjysmën e ekonomisë në botë”, tha Biden gjatë fjalimit.

“Do ta ndalojmë Rusinë të bëjë ekonomi në euro, dollarë dhe paund. Tani i kemi vënë sanksione bankës që mban më shumë se 1 të tretën e aseteve të Rusisë si dhe katër banka të mëdha. Çdo aset që kanë në SHBA do të ngrihet. Disa sanksione do të vihen më vonë”.

“Do të mbrojmë aleatët e NATO-s. Edhe pse ne ndihmuam Ukrainën, forcat tona nuk do të ndërhyjnë në konfliktin në Ukrainë. Forcat tona nuk po shkojnë në Lindje për konflikt në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët e NATO-s”, tha Biden.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia nis luftën në Ukrainë, ushtari le armën: mami, babi ju dua!

Story i radhës

Këto njolla të kuqe në fytyrë ju kanë trembur? Zbuloni se si t’i trajtoni

Të fundit nga

ShkoLartë