biden do te bisedoje me homologun kinez per ceshtjen e furnizimit te rusise me arme 6233a3f533d10

Biden do të bisedojë me homologun kinez për çështjen e furnizimit të Rusisë me armë

March 17, 2022
1 minut lexim

Mundësia që Kina ta furnizojë me pajisje ushtarake Rusinë – të cilat mund të përdoren nga presidenti rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës – po shihet si “shqetësim i madh” për shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se dështimi i Kinës për të denoncuar veprimet e Rusisë “flet shumë”.

Ajo tha se presidenti, Joe Biden, do ta diskutojë këtë temë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në një telefonatë e planifikuar të realizohet të premten.

Të hënën, SHBA paralajmëroi aleatët se Kina kishte sugjeruar se është e hapur për të ofruar mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Rusinë.

Ministria e Jashtme kineze akuzoi SHBA-në për përhapjen e dezinformatave dhe Rusia mohoi se i ka kërkuar ndihmë ushtarake Pekinit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

aubameyang nese vazhdojme keshtu do ta fitojme ligen e evropes 6233a3ef9e741
Story i mëparshëm

Aubameyang: Nëse vazhdojmë kështu do ta fitojmë Ligën e Evropës

qytetaret bejne pergjegjes tregtaret dhe qeverine per rritjen e cmimeve 6233a49d3ed82
Story i radhës

Qytetarët bëjnë përgjegjës tregtarët dhe qeverinë për rritjen e çmimeve

Të fundit nga

ShkoLartë