Aubameyang: Nëse vazhdojmë kështu do ta fitojmë Ligën e Evropës

Pas ndeshjes së sotme të Barcelonës kundër Galatasarayt, ku gjigandi katalunas shënoi fitore me rezultat 2:1, ka folur njëri nga realizatorët e golave, Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang shënoi golin e dytë të ndeshjes, gol ky që rezultoi të ishte i fitores, kështu duke ia siguruar Barcelonës biletën tutje për në çerekfinale të Ligës së Evropës, përcjell KosovaPress.

Ish-ylli i Arsenalit u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e sotme, ndërsa tha se nëse vazhdojnë me këtë ritëm, atëherë do ta fitojnë Ligën e Evropës.

“Nëse ne vazhdojmë kështu, ne mund ta arrijmë finalen dhe të fitojmë Ligën e Evropës. Kur ne bëjmë presion, e kemi parë se mund të prodhojmë shumë shanse për ta fituar ndeshjen. Shënova përsëri, dhe po, po, unë jam i lumtur. Ishte një ndeshje tejet e vështirë, Galatasaray u mbrojt mirë. Ne humbëm shumë topa të lehtë në pjesën e parë, pastaj ishim më të mirë”, tha Aubameyang.

Po ashtu, Aubameyang foli edhe rreth “El Clasicos”, ku Barcelona përballet me Realin këtë të diele, duke thënë që dëshiron që të jetë pjesë e “El Clasicos” së tij të parë në karrierë.

“Do të jetë hera e parë që unë luaj në një ‘El Clasico’. Do ta shohim se çfarë është, por unë dua që të marrë pjesë në këtë ndeshje”, tha Aubameyang.

Në 10 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, Aubameyang ka arritur të regjistrojë plot shtatë gola mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Ministrat e RMV-së kanë pagë më të ulët se kolegët në rajon

Story i radhës

Biden do të bisedojë me homologun kinez për çështjen e furnizimit të Rusisë me armë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish