biden denon brutalitetin rus ne ukraine 668d1c8e7918d

Biden dënon “brutalitetin rus” në Ukrainë

July 9, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e dënoi valën e sulmeve raketore ruse të hënën në Ukrainë, ku mbetën të vrarë dhjetëra njerëz.

Biden tha se ajo është një “rikujtuese e tmerrshme e brutalitetit të Rusisë” dhe u zotua se do ta forcojë mbrojtjen ajrore të Kievit.

Së paku 37 njerëz u vranë të hënën në disa qytete të Ukrainës, përfshirë 21 në kryeqytetin Kiev.

Shënjestër e sulmeve ishte edhe një spital për fëmijë, ku mbetën të vrarë dy punonjës.

Biden tha se përforcimet e mëtejshme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, do të shpallen gjatë Samitit të NATO-s që nis punimet sot në Uashington.

Udhëheqës nga 32 shtetet anëtare të NATO-s, vendet e tyre partnere dhe BE-ja do të mblidhen për të shënuar 75-vjetorin e aleancës.

Pritet që edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të jetë i pranishëm.

Unë do të takohem me presidentin Zelensky për ta bërë të qartë se mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur”, tha Biden.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet po ashtu sot për të diskutuar për sulmet ruse në Ukrainë.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, e shpalli 9 korrikun ditë zie, pas sulmeve vdekjeprurëse në kryeqytet./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

reaguan ashper ndaj censit kisha katolike nuk ndalet pyetja per besimin drejtuar gabim 668d15843a08f
Story i mëparshëm

Reaguan ashpër ndaj Censit, Kisha Katolike nuk ndalet: Pyetja për besimin, drejtuar gabim

identifikohen serish keqperdorues te ujit te pijes ne mitrovice 668d1c95ce154
Story i radhës

Identifikohen sërish keqpërdorues të ujit të pijes në Mitrovicë

Të fundit nga

Përfshihet nga flakët stalla me bagëti në Lezhë

Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës. Për shkak
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë