Biden bisedon me Zelenskyn: Rusia do të mbahet përgjegjëse

March 1, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha Rusia do të mbahet përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës.

Ai tha se ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku është diskutuar për mbështetjen e sigurisë dhe humanitare të Uashingtonit ndaj Kievit.

“Kam biseduar me presidentin Zelensky për mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën – përfshirë ndihmën e sigurisë dhe atë humanitare – teksa ajo mbron veten kundër agresionit rus. Ne do ta mbajmë përgjegjëse Rusinë dhe sanksionet tona veçse kanë pasur ndikim shkatërrues”, tha Biden përmes një postimi në rrjetet sociale.

Më herët, Zelensky tha se e ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme, teksa shteti i tij po përballet me agresionin e Rusisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mësimet e dobishme që çdo vajzë nxjerr pas një ndarje

Story i radhës

Doktrinat Pacta Sunt servanda dhe Rebus Sic Stantibus si balanca ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Të fundit nga

ShkoLartë