Biden beson se duhet hetuar bashkëpunimi i Elon Musk me vendet e huaja

min lexim

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se marrëdhëniet e biznesit të huaj të miliarderit të teknologjisë Elon Musk “meritojnë” hetim federal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në prononcimin e tij të parë publik që nga zgjedhjet e mesmandatit të 8 nëntorit në SHBA, Biden u pyet nëse Musk është një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe nëse SHBA-ja duhet të hetojë blerjen e tij të fundit prej 44 miliardë dollarësh të rrjetit social Twitter me qeveri të huaja, përfshirë fondin sovran të pasurisë së Arabisë Saudite.

“Mendoj se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet teknike të Elon Musk me vendet e tjera ia vlen të shikohet. Nëse po bën ose jo ndonjë gjë të papërshtatshme, unë nuk po e sugjeroj këtë. Ajo që unë po sugjeroj është se meriton të shikohet”, tha Biden.

Pas marrjes së rrjetit social Twitter nga Musk, kompania saudite ‘Kingdom Holding’ dhe zyra private e Princit Alwaleed bin Talal së bashku u bënë aksioneri i dytë më i madh i kompanisë së mediave sociale pas shefit ekzekutiv të kompanive ‘Tesla’ dhe ‘SpaceX’.

Fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite zotëron afër 17 për qind të aksioneve në kompaninë ‘Kingdom Holding’, e cila është një kompani investimi në pronësi të Princit bin Talal.

Javën e kaluar, gazeta ‘Washington Post’ raportoi se zyrtarët brenda Departamentit të Thesarit kanë kontaktuar Twitter-in për të “mësuar më shumë rreth strukturës së pronësisë së re dhe marrëveshjeve konfidenciale që Musk arriti me investitorët e tij të huaj”.

Gazeta amerikane raportoi se në këtë çështje në diskutim janë investimet nga Princi bin Talal, një degë e fondit të pasurisë sovrane të Katarit dhe platforma e shkëmbimit të kriptomonedhave ‘Binance’, e cila më parë ishte me seli në Kinë, si dhe nëse investimet e tyre mund të përdoren për të hyrë në të dhënat personale të përdoruesve.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Gjuha shqipe zyrtare në tre shtete

Story i radhës

Shkup, 207 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Të fundit nga