Beyonce ka publikuar këngën e parë nga albumi i saj i ri Renaissance – Break My Soul.
Ikona e popit njoftoi javën e kaluar se do të publikojë albumin e shtatë solo më 29 korrik – një vazhdim i “Lemonade” të njohur nga 2016.
Lajmi për albumin erdhi menjëherë pas një dredhie të provuar mirë marketingu.
Beyonce kohët e fundit fshiu fotografitë e saj të profilit nga llogaritë zyrtare të mediave sociale. Me këtë lëvizje, ish-anëtarja e grupit Destiny’s Child, shënoi një fillim të ri të karrierës së saj muzikore dhe intrigoi publikun.
Në faqet e profileve të rrjeteve sociale, konkretisht përmes profileve në Instagram dhe Twitter, më 20 qershor, Beyonce njoftoi fansat se kënga e re do të publikohej në mesnatë.
Video-klipi i këngës “Break My Soul” u publikua në shërbimin e transmetimit Tidal, në pronësi të Jay-Z.