Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot ka mirëpritur ambasadorin e Hungarisë në vend, Andras Klein.
Kisha nderin që sot në hapësirat e komunës së Sarajit të mirëpres në vizitë ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij z. Andras Klein.
Në këtë takim prezentova për gjendjen e komunës së Sarajit dhe tema diskutimi kryesisht ishin mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe turizëm.
Komuna e Sarajit mbetet e hapur për bashkëpunime me partnerët ndërkombëtar që ndihmojnë në realizimin e projekteve që ofrojnë jetë cilësore për banorët e komunës sonë dhe më gjër.