Pamjet katastrofike të shkatërrimit të madh në Rodos janë regjistruar nga një dron i BBC.
Hiri dhe mbetjet duken në sipërfaqe të mëdha toke, ndërsa shihet edhe tymi i dendur, që tregon sipërfaqen e djegur nga zjarri ende jashtë kontrollit. Zjarri vijon prej shtatë ditësh.
Imazhi që vjen nga ishulli është vërtet problematik dhe dëshpërues, jo vetëm vendasit janë detyruar të largohen, por edhe shumë turistë janë përballur më këtë situatë problematike.
Në Rodos janë ende katër fronte zjarri, ndërsa më herët është dhënë urdhër evakuimi për fshatrat Mylonas dhe Massari.
Burimi: GAZETA.MK