“Jetojmë në një periudhë krize, sidomos viteve të fundit. Po përballemi me sfida ekonomike, ndaj të cilave duhet të reagojmë shpejt dhe në mënyrë efikase, ndërsa njëkohësisht i përkrahim edhe pikësynimet afatgjate. Prandaj edhe sektori privat edhe ne si bartës së politikave duhet të hartojmë politika që do të jenë të qëndrueshme dhe do të jenë reagim ndaj krizave, por duke mos harruar reformat dhe zhvillimin”, theksoi Besimi.
Duke shtuar se po ndërmerren masa sa i përket sigurimit të qëndrueshmërisë fiskale dhe makroekonomike, po punohet mbi një koncept të ri të reformave tatimore, mbi zhvillimin e tregjeve financariare, u miratua Ligji për Buxhetet, ligjet e reja sa i përket themelimit të shoqërive financare, fondet e reja, por edhe mbi Strategjinë e zhvillimit të tregjeve financiare, që paraqet strategji afatgjate, që nënkupton treg më të madh, më të sukseshëm, pavarësisht projeksioneve botërore se ky vit do të jetë i vështirë, por gjatë vitit të ardhshëm sipas zhvillimeve gjeostrategjike në nivel botëror edhe në tregun evropian mund të sigurojmë një trend tjetër sa i përket rritjes.
Ministri tha se mbetemi partner serioz i Bursës në pjesën e zhvillimit të rregullativës së tregjeve financiare.
“Vlera më e madhe e tregtimit me fletobligacione janë fletobligacionet shtetërore në Bursë. Ministria e Financave, këtë vit emetoi një tjetër fletobligacion për denacionalizim prej gjashtë milionë eurosh, ndërsa në bazë të ligjit, vitin e ardhshëm pritet që të emetohet edhe një tjetër fletobligacion për denacionalizim”, theksoi ministri.
Ministri Besimi iu referua edhe instrumenteve të reja financiare, siç janë fletobligacionet e gjelbra, fletobligacionet zhvillimore, fletobligacionet e indeksuara me inflacion, si dhe fletobligacioni pa normë interesi, i cili është ende në fazë analizuese dhe përpiluese dhe destinohet për tërheqjen e parave të gatshme nga ekonomia që nga koha e tranzicionit e në vazhdim.
Ministri theksoi se për tregjet financiare është i rëndësishme dhe procesi i eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Anëtarësimi në NATO si dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian kontribuan që të ketë sinjal pozitiv nga tregjet financiare ndërkombëtare. Gjatë vitit të ardhshëm pritet të përfundojnë skriningjet, me të cilët bëhet harmonizimi i vazhdueshëm i legjislacionit nacional me ligjislacionin e BE-së në pjesën e tregut të brendshëm dhe rregullativës financiare, tha ministri i Financave.
Në konferencën vjetore të organizuar nga Bursa e Maqedonisë, ministrit Fatmir Besimi iu nda mirënjohja për bashkëpunim të suksesshëm të Ministrisë së Financave me Bursën e Maqedonisë.