Besimi: Misioni i FMN-së dha dritën jeshile për dhënien e 530 milionë eurove për RMV-në

1 minut lexim

Ministri i Financave, Fatmir Besimi njofton se misioni i FMN-së dha dritë jeshile për dhënien e 530 milionë euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Misioni i FMN-së dha dritën jeshile për dhënien e 530 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Linjës për përkujdesje dhe likuiditetit (PLL),në afat prej 24 muajve.

Vendit tonë do t’i vihen menjëherë në dispozicion 110 milionë euro për financimin e nevojave të buxhetit dhe për ballafaqimin më të lehtë të goditjeve të shkaktuara nga kriza energjetike dhe e çmimeve.

Ky është vlerësim i lartë për politikat ekonomike që zbatohen në vend, sepse Fondi e ofron këtë instrument financiar vetëm për vendet me baza të qëndrueshme ekonomike dhe politika të qëndrueshme”, njofton Besimi përmes rrjetit social Facebook.

Në deklaratën e misionit të FMN-së, thuhet në njoftim, vlerësohet impenjimi i Qeverisë për zbatimin e mëtejshëm të konsolidimit fiskal, si dhe reformave në financat publike, para se gjithash të Ligjit të ri të Buxheteve dhe rregullave fiskale që do të kontribuojnë në këtë drejtim.

Story i mëparshëm

​Hungaria dhe Serbia pajtohen për ndërtimin e naftësjellësit rus

Story i radhës

Busquets barazon rekordin e Ramosit dhe Casillasit

Të fundit nga