BESA bëhet pikë e pesë, largohen të gjithë nga Kasami dhe Hoxha

min lexim

Largimet nga Lëvizja BESA nuk ndalen, dorëhiqen pothuajse krerët e të gjitha degëve të kësaj partie, me theks të vepant në Shkup.

Të dashur miq !

Pas një kuantumi kohor duke qenë i angazhuar në një organizatë politike dhe duke fituar një përvoj krejtsisht të re, e morëm me zellë të madhë të gjithë ne si grup veprues në kuadër të strukturave për të kontribuar në suksesin e organizatës politike. Kishim një qasje shumë të sinqert, duke kontribuar me angazhim familjar për aritjen e objektivave. Isha një profesionist i angazhuar në sektor real dhe nuk e kisha planifikuar këtë rrugëtim, por si i ftuar nga miku im Afrim Avdiu për ta mbështetur dhe për t’iu bashkangjitur karvanit të organizatës politike Besa u përkushtuam bashkarisht në mënyrë qensore. Kishte dallime dhe pakënaqësi, por ato kanalizoheshin dhe relativizoheshin nga haxhilerët, siq i quanim edhe privatisht Kastriot Rexhepi dhe Sedat Ramadani. Këta ishin figurat emblematike të organizatës në Shkup dhe më gjërë. Kisha marë përgjegjsi në struktura vetëm për hirë dhe kërkes të tyre. Mirpo, gjithçka shkoi mbarë deri para zgjedhjeve vendore kur filluan sabotime, ndasi dhe luftë për pushtet. Mendonim se kjo do të kaloj dhe gjërat do të konsumohen, mirpo pasi filloi që organizata të shëndrohet në pronë private apo shoqëri akcionere, atëher vendimarrja nuk shkonte përmes organeve dhe përcaktimeve statutore, por me takime joformale. Pas vendimarrjes autonome të deputetit Kastriot Rexhepi, filluan të anashkalohen pothuajse gjithë struktura e këshillave komunal dhe vendor në Shkup dhe etiketoheshim. Pasi u braktis baza partiake në Shkup nga figurat emblematike mendoj që nuk ja vlen të qëndrojm me një konstrukt që është vetëm humbje kohe. Me një organizatë ku fillon të humbet debati, braktisen parimet, nuk pranohet mendimi ndryshe, mendoj që është e pakuptimt pjesmarja.

Story i mëparshëm

Rihetim për 7 ish-gjyqtarët, GJKKO nuk pranon pushimin e dosjes për 7-ish gjyqtarët e lartë

Story i radhës

Zjarr në një shtëpi në Tetovë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Të fundit nga