Zjarr në një shtëpi në Tetovë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Një zjarr ka shpërthyer pak pas orës 19:00 në lagjen Koltuk në Tetovë në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”.

Duke qenë se kjo lagje ndodhet në fillim të kodrës Baltepe, zjarr i madh shihej nga i gjithë qyteti.

Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Tetovës kanë bërë të ditur se janë duke intervenuar për shuarjen e zjarrit dhe kanë dërguar katër makina zjarrfikëse.

Zjarri i madh është shuar, ndërsa një pjesë e qytetit ka ngelur pa energji elektrike.

Për momentin nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me këtë zjarr./

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BESA bëhet pikë e pesë, largohen të gjithë nga Kasami dhe Hoxha

Story i radhës

ЈП Градски паркинг донесе одлука за намалување на цената за паркирање во Скопје

Të fundit nga