Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva mendon transferimin te Barcelona.
Silva ka kontratë me ‘Citizens’ deri në vitin 2025, por është i lidhur me një largim të mundshëm.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi, Silva po pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez, andaj Barcelona kanë shfaqur interesim për të.
Siç njofton ‘Mundo Deportivo’ portugezi i ka kërkuar klubit të dëgjojnë ofertën e ekipit katalanas për të.
Për të marrë në radhët e tyre Barcelona do duhet të paguajë 80 milionë euro kartonin e lojtarit.
Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e 27 vjeçarit në ‘Camp Nou’.